Vlore listat e zgjedhesve zevendesohen me posterin e kandidatit

Ne nje qender votimi ne qytetin e Vlores jane hequr listat e zgjedhesve dhe jane zevendesuar me posterin e kandidatit Ardian Kollozi. Shqetesimi eshte ngritur fillimisht nga perfaqesues te KZAZ-se te Bashkise Vlore nderkohe qe ne xhamat e stacionit te trenit ku ishin vendosur listat e zgjedhesve nuk ka patur lista te afishuara por postera te kandidatit te PD. Nenkryetari i KZAZ-se 61 per Bashkine Vlore Agron Gjipali per Shekulli-n pohon se Ne si KZAZ jemi ne fazen e verifikimit te pergatitjes se qendrave te votimit. Ne lidhje me qendrat e votimit 4482 dhe 4481 te lagjes bashkimi tek mjediset e stacionit te trenit te verifikuar nga ana ime qe jane afishuar te dy qendrat e votimit dhe me eshte raportuar njekohesisht edhe nga kryetari i rajonit. Sot marrim njoftim qe te dy listat e qendrave te votimit jane hequr listat dhe jane vendosur postera te kandidatit Kollozi. Kjo eshte shkelje flagrante e ligjit per te cilin mban pergjegjesi direkt institucioni i stacionit te trenit pasi ato jane ngjitur ne pjesen e brendshme dhe ata mbajne pergjegjesi per keto lista aq me shume qe jane hequr ato por jane vendosur posterat e kandidatit ku ndalohet me ligj me kodin zgjedhor cdo lloj materiali propagandues te vendoset prane qendres se votimit apo prane saj tha Gjipali. Ai beri te ditur se per kete veprim do te njoftohet edhe KQZ-ja.