Drejt lirisë vlerësohet me çmimin e publikut në Kosovafest 2010
shfaqja ka vazhduar rrugëtimin e saj në shumë qytete të Shqipërisë, Fier, Korçë, Elbasan dhe përtej kufijve shqiptarë, ku është vlerësuar me çmime. Kështu në festivalin teatror të Theradës Kosovafest 2010, që u zhvillua në Kosovë kjo shfaqje u vlerësua me Çmimin e Publikut, ndërkohë që në Festivalin e Dramës Shqipe, që u zhvillua në Gjilan, në këtë manifestim artistik teatror, kjo shfaqje e pakonkurrencë u nderua me Çmimin Special Mirënjohja nga Kryetarit i Kuvendit të Komunës së Gjilanit, z. Qemajl Mustafa, me motivacionin: Performancë e shkëlqyer artistike, për guximin e temës që trajton, për suksesin e komunikimit me publikun dhe për një nivel të lartë interpretimi nga aktori, Erand Sojli. Festivali i ri mbarëkombëtar të teatrit Kosovafest u organizua në qytetin e Therandës në përkujdesjen e Belvedereart dhe kryetarit të komunës së Therandës. Edicioni i parë i festivalit mbarëkombëtar të teatrit Kosovafest 2010 u zhvillua nga data 11 deri më 17 shkurt 2010 në Therandë. Gjatë shtatë ditëve të festivalit u shfaqën 7 shfaqje të teatrove profesioniste nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Shqipëria u prezantua me shfaqjen e Teatrit të Metropolit Drejt lirisë dhe Teatrit të Vlorës Petro Marko. Një ndihmesë të madhe në organizim të Kosovafest 2010, Therandë dhe edhe teatri Dodona. Kjo gjini teatrore e panjohur për spektatorin shqiptar po tregon se mundet të jetë e suksesshme kur ndërthuren saktë teksti-interpretimi-regjia. Një vëmendje e kujdesshme nga regjisori Robert Budina na ofron pamje vizuale që zhdërvjelltësojnë monologun e rrëfimtarit dhe na bëjnë të afërt në një situatë skenike, që ndodh aty përpara nesh. Në këtë ndërveprim me publikun, Erand Sojli, na prezantohet edhe si qëmtues i saktë i përzgjedhjes së spektatorit, duke iu hedhur atyre një ftesë performancë, e cila në të gjitha shfaqjet e dhëna deri më tani ka sjellë suksesin. Erandi na dha shpresën se edhe arti teatror shqiptar mundet të sjellë nivele të larta artistike në këtë gjini avangard, krejtësisht të panjohur për skenën shqiptare, na frymëzoi me guximin e tij për të vazhduar në këtë rrugë, është shprehur për median, aktori dhe regjisori i mirënjohur Enver Petrovci. Ky tregim komik, i cili vjen thjesht dhe qetësisht për spektatorin, duke pasur moment kulmore në ato që mund të quhen kapitujt e rrëfimit skenik, duket edhe në thithjen e batutave, ku spektatori ndihet i përfshirë në tekst edhe pas shfaqjes vazhdon të rrëfejë historitë që ka parë në skenë.