Fieri, KQZ rihap ankimimin
Rihapet diskutimi per rezultatin e zgjedhjeve ne Qarkun e Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi dje, pas shume debatesh nje ankese te Partise per Drejtesi dhe Integrim te cameve. Ne kohen kur mendohej se KQZ mbylli shqyrtimin e cdo ankese, me shumice votash anetaret pranuan te marrin ne shqyrtim edhe ankesen e PDI-se, e cila kerkon shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne kater qendra votimi ne Fier. Me konkretisht, PDI ankohet per kater qendra votimi qe jane ne Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor, numer 18 dhe 20. PDI pretendon se qendrat e votimit 3185, 3189, 3196 dhe 3006 ne keto KZAZ ne Qarkun Fier duhet te shpallen te pavlefshme. Kerkese kjo, e cila rrezikon te ndryshoje serish raportet ne mandate per partite politike ne Fier. Nenkryetarja e komisionit, Deshira Subashi, tha se pranimi i nje kerkese te tille eshte kunder cdo sanksioni te Kodit Zgjedhor. Sipas saj, kane kaluar afatet per partite politike qe te depozitojne ankimim per Qarkun e Fierit. Nderkohe qe sipas kryetarit, Arben Ristani, ankesa e PDI-se eshte brenda afateve ligjore, pasi vendimi per Fierin nga KQZ, u more ne 13 korrik. KQZ vendosi qe te shqyrtoje keshtu diten e hene, ankesen e PDI-se per shpalljen e pa vlefshme te rezultatit te zgjedhjeve ne kater qendra votimi ne Fier. Nderkohe qe kreu i KQZ-se, Ristani, gjeti vendin dje te vleresoje procesin zgjedhor te 28 qershorit, si me te rregulltin te zhvilluar ndonjehere dhe qe sipas tij, i ka mbushur standardet evropiane. Sipas tij, shume shpejt edhe procesi i ankimimit po shkon drejt fundit dhe KQZ do te mund te kete nje rezultat perfundimtare, zyrtare per zgjedhjet parlamentare si dhe certifikimin e 140 deputeteve fitues. Nderkohe qe sulmet e selise roze ndaj tij, Ristani, i komentoi si qendrime emocionale te ndikuara politikisht. "Sulme te tilla nuk kane asgje te perbashket me punen e institucionit qe une drejtoj", theksoi Ristani. Madje sipas tij, perfaqesuesit nderkombetare ne vendin tone, si ambasadorja Audrey Glover qe drejton misionin e vezhguesve te OSBE/ODIHR, ashtu edhe ambasadori i SHBA, Xhon Uithers, i kane dhene vleresime maksimale per procesin zgjedhor. Sipas tij, jane ceshtjet e tjera teknike, si problematika e Fierit, qe po vleresohen si problemet me te cilat po perballet KQZ.
KQZ, i dha 9 mandate PS-se ne Fier
Vetem nje jave me pare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelen permbledhese te rezultateve per Qarkun e Fierit. Sipas vendimit te KQZ-se, i marre me shtate vota pro dhe asnje kunder, ne kete qark u shpall fituese PS me nente mandate deputetesh, perkundrejt PD me 6 mandate. Pas numerimit te 10 kutive te votimit, rezultoi se per Qarkun e Fierit deputet do te jete edhe Pirro Lutaj nga PS, nderkohe qe humbi mundesine per te shkelur ne Kuvend, konkurrenti demokrat, Eno Bozdo, i cili deri ne marrjen e nje vendimi nga KQZ, rezultonte fitues. Vendimi i komisionit, u dha zyrtarisht ne 13 korrik, pas oreve te gjata te numerimit dhe rivleresimit te dhjete kutive te votimit ne kete qark.
Hapet procesi i shqyrtimit ne Kolegjin Zgjedhore
Kolegji Zgjedhore do te nise javen e ardhshme me shqyrtimin e ankesave qe partite politike, kane bere kunder vendimeve te marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Selia roze ankimon vendimin e marre per rezultatin e zgjedhjeve ne Qarkun e Tiranes, Beratit dhe Shkodres. Nderkohe qe Partia Demokratike, ankohet kunder vendimit te dhene per Qarkun e Fierit.