E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografia e parë e Tokës, javën që vjen del në ankand (FOTO/VIDEO)

E realizuar që në vitin 1967 nga afërsisht 22,300 milje nga Toka është fotografia e parë plot ngjyra që i është bërë planetit tonë, Tokë dhe ofron një pamje që nuk është parë ndonjëherë më parë.

Në momentin që është shfaqur për herë të parë tek publiku fotoja ka shkaktuar shumë emocion, pasi ishte hera e pare kur njerëzit kanë mundur që të shohin një pamje të tillë plot ngjyra të planetit.

Sarah Wheeler, fotografja e cila po merret me shitjen, është shprehur se duke qenë se publiku për herë të parë e ka parë këtë foto në vitin 1967 (kur edhe kjo foto është realizuar), atëherë për kohën fotoja ka qenë shumë emocionuese dhe befasuese.

Imazhi do të shkojë në ankandin Bloomsbury në Londër më 12 dhjetor dhe pritet të arrijë në shifrën e 5.000 paund.

Pamje të Tokës, fotografuar nga NASA

Ornela Bubeqi/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›