E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër instrumentistë me famë botërore, bashkë në Tiranë

Një skenë do të mbledhë bashkë disa nga instrumentistët më të mirë shqiptarë, të cilët interpretojnë në skena të mëdha botërore. Tedi Papavrami, Klajdi Sahatçi, Dorian Xhoxhi dhe Vlorent Xhafaj kthehen në skenën shqiptare përmes “Different Trains Festival”. Bëhet fjalë për një festival instrumental, i cili jo vetëm kthen në Tiranë artistë me famë në arenën ndërkombëtare, të cilët luajnë bashkë, por edhe mbushin një boshllëk që ka në këtë drejtim. Festivali do të zgjasë tri ditë (7, 9 dhe 10 dhjetor) në skenat e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Universitetit të Arteve. Instrumentistët që do të marrin pjesë në këtë festival janë: violinisti me famë botërore, Tedi Papavrami, spala e teatrit “La Scala,” në Milano dhe në Tonhalle Orchestra në Zyrih, Klajdi Sahatçi, Dorian Xhoxhi, violinë e parë në Berliner Philarmoniker Orchestra, Vlorent Xhafaj, solo violonçel në Kammerorchester Basel dhe nga 2012 Co-solo në Sydney Symphony Orchestra, Joaquin Riquelme Garcia, solo violë Barcelona Simfonica dhe nga 2011 violë pranë Berliner Philarmoniker dhe pianistët Francois – Frederic Guy e Adam Laloum.
Do të interpretohen pjesë të zgjedhura nga emra të mëdhenj të muzikës botërore, si: Wolfgang Amadeus Mozart: Kuartet për piano, violinë, violë dhe violonçel KV 452 në Sol minor, Gustav Mahler: Kuartet për piano, violinë, violë dhe violonçel, Johannes Brahms: Trio n.1 për violinë, violonçel dhe piano në si Mazhor, op.8. Për të vijuar në koncertin e dytë me Ludëig Van Beethoven: Sonatë për violinë dhe piano n.4 në la minor, op.23; Sonatë për violinë dhe piano n.10 në sol Mazhor, op.96, Johannes Brahms: Kuartet për violinë, violë, violonçel dhe piano në Sol minor, op. 25. Koncerti i tretë do të përmbajë pjesë nga Dmitry Shostakoviç: Kuintet për dy violina, violë, violonçel dhe piano op.57, Robert Schumann: Kuintet për dy violina, viole, violonçel dhe piano.

xhoxhi klajdi tedi1 vlorent-xhafaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›