Durrës, vetëvaret në banesë 45-vjeçari
DURRËS- Një 45-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur, për arsye që ende nuk dihen. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë të ditur se A. Haxhia, është gjetur i vetëvarur nga familjarët në apartamentin e tij.
Sipas të njëjtave burime, Haxhia, baba i dy fëmijëve, nuk kishte arsye të njohura për vetëflijim. Inspektorët e policisë kanë gjetur pranë trupit të pajetë edhe një letër lamtumire të shkruar pak momente para vetëflijimit.
Mësohet se 45-vjeçari kishte në pronësi një restorant pranë godinës së Universitetit të Durrësit. Forcat e policisë po punojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e vetëvarjes.
(er.nu/ata/BalkanWeb)