Vlore mungon uji

Nderrimi i sistemit te vjeter te furnizimit me uje te pijshem si dhe tubacionet tashme te amortizuara i jane nenshtruar nje zevendesimi total ne nje nga kater pikat e pompimit per qytetin e Vlores.
Ne zonen e ujit te ftohte zevendesimi i tubacioneve te vjetra po sjell dhe anomali per furnizimin e banoreve te Vlores me uje te pijshem.
Ky stacion pompimi qe mbulon nje popullsi prej 150 mije banoresh tashme eshte jashte funksionimit.
Puna ka nisur qe ne daten 5 shtator dhe do te vazhdoje per nje muaj deri ne 5 tetor.
Drejtori i ujesjellesit per Vloren Viron Hysi ne linje telefonike eshte shprehur se eshte i detyruar te nderprese furnizimin.
Mungesa e ujit ka shkaktuar shqetesime tek banoret e qytetit.