E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha inaugurime dhe akuza

Kryeministri Sali Berisha nga Kuksi ku ka qene per te inaguruar konviktin e ri te shkollave te mesme nje investim me nje vlere prej 820 milione lekesh beri nje ekspoze te asaj qe e quajti ndryshim i Shqiperise ne cdo cep te saj.

Duke rreshtuar investimet e bera nga qeveria Berisha tha se ato do te vazhdojne pa ndalim si ne infrastrukturen rrugore ashtu edhe ne shendetesi arsim e sektore te tjere.

Ne tre vite Shqiperia do te jete vendi i autostradave madheshtore dixhitale do te jete vendi me perdorimin me te gjere te internetit do te jete vendi ku qytetareve do tu sherbehet me nje sportel te vetem per te gjithe dokumentacionin qe ata kane nevoje do te jete vendi i sherbimeve me moderne ne rajon dhe ne Evrope eshte shprehur Berisha.

Shefi i qeverise nuk harroi te sulmonte edhe opoziten e cila sipas tij eshte kthyer ne nje grusht njerezish qe kane si objektiv te manipulojne dhe mashtrojne opinionin publik.

Keta shoke dhe zoterinj te cilet nga mengjesi deri ne darke vetem shpifin trillojne dhe mashtrojne te cilet nga mengjesi deri mengjesi deri ne darke vetem akuzojne dhe tregojne me gisht nuk jane te afte tju thone ju asgje tjeter. Ata nuk mund tju ofrojne ju asgje. Lejet e ndertimit i ndajne me njeri-tjetrin tha Berisha.

Sipas kryeministrit opozita aktuale po mendon dhe vepron per te penguar proceset eurointegruese te Shqiperise duke u kthyer ne nje faktor regresi per vendin.

Ata mohojne nxijne cdo gje qe u kercenon pushtetin mohojne nxijne cdo gje qe u shkon qytetareve sepse per ta e gezuar e pasur e zhvilluar duhet te jete vetem nomenklatura. Keto skema kane marre fund. Sistemi qe ndertojme eshte sistemi i qytetareve theksoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›