E Shtunë, 31 Tetor 2026

"BE të ripërtërijë angazhimet për integrimin e Shqipërisë"

Eksperti i çështjeve ballkanike pranë Qendrës së Strategjive për Integrimin Evropian, një qendër e rëndësishme evropiane me seli në Gjenevë, vleresoi se në Shqipëri ekziston një gatishmëri për integrimin e vendit 

 GJENEVE-Christophe Solioz, ekspert i çështjeve ballkanike pranë Qendrës së Strategjive për Integrimin Evropian, një qendër e rëndësishme evropiane me seli në Gjenevë, theksoi në një intervistë për "Deutsche Welle" se Bashkimi Evropian tani duhet të ripërtërijë angazhimet e tij për integrimin e Shqipërisë
Ai vlerësoi se në Shqipëri ekziston një gatishmëri dhe vullnet i fuqishëm politik për integrimin e vendit në familjen evropiane.
"Shqipëria po përparon hap pas hapi duke lënë pas kulturën e viteve të kaluara të korrupsionit dhe mungesës së ligjit. Po kështu, hap pas hapi Shqipëria po përmbush edhe kriteret e BE-së. Padyshim që ky vend është në rrugën e duhur", deklaroi ai.
Solioz thekson se perspektiva evropiane e Shqipërisë duhet të qartësohet plotësisht tani që elita politike të mos humbë shpresat.
"Një regjim i lirë pa viza për shqiptarët në Evropë duhet të jetë hapi i sigurtë i radhës", shtoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›