Milani drejt shkrirjes ikin yjet
Vit i ri, Milan i ri. Për në janar të 2013-ës është parashikuar një tjetër “spastrim” nga skuadra kuqezi. Për të siguruar të ardhura të mjaftueshme që të mbushë arkat dhe disa fonde për merkaton e ardhshme të verës, drejtuesit e “Djallit” janë të gatshëm të shesin edhe tre yjet e mbetur të skuadrës.
Ashtu si ndodhi edhe në fillim të këtij sezoni, te Milani janë të gatshëm të sakrifikojnë emrat e rëndësishëm për të rregulluar bilancin financiar. Ata që pritet të largohen janë Boateng, për të cilin interesohet Bayern Munich, Abramovich i është rikthyer interesimit për të afruar Alexandre Paton te Chelsea, ndërsa Santosi ëndërron që të ketë në kontingjent Robinhon.
Shitjet e këtyre tre lojtarëve pritet ti sigurojnë Milanit rreth 50 milionë euro, ndërsa 30 milionë euro të tjera, klubi kuqezi do ti kursejë vetëm nga rrogat e tyre.
Boateng duket gjithmonë e më larg “San Siros”. Pakënaqësive të lojtarit dhe rezervave të drejtuesve të klubit e tifozëve për rendimentin e tij, së fundmi iu shtua edhe ndëshkimi i Allegrit, që e la në tribunë në ndeshjen me Malagan. Bayerni është gati të nisë negociatat për mesfushorin që prej merkatos së janarit.
Robinho, që e ka nisur shumë keq këtë sezon, joshet nga ideja për të luajtur në Brazil, ndërsa për Paton, Milani nuk do ta mendonte dy herë ta pranonte një ofertë me vlerë 30 milionë euro nga Chelsea.
Të gjitha fondet që do të përfitohen nga shitja e tre yjeve të fundit të skuadrës do të investohen për merkaton e sezonit pasardhës, për të rindërtuar skuadrën. Ndërkohë, klubi duket se ka konfirmuar besimin ndaj trajnerit Allegri, edhe pse një humbje me Genoa-n do ti jepte fund aventurës së tij në krye të stolit.