E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, nis aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje


Inspektoriati Urbanistik ka nisur aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Vlorë. Aksioni nisi pranë Pyllit të Sodës. Pritet që Inspektoriati të prishë rreth 100 ndërtime pa leje.
Deri më tani banorët nuk kanë kundërshtuar aksionin e prishjes.

Operacioni pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës.

Në Pyllin e Sodës ka forca të shumta policie ndërkohë që zona survejohet edhe me kamera.

Banorët pretendojnë se shtëpitë e tyre janë ngritur në 2003 dhe jo në 2006 siç pretendon Inspektoriati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›