Vlore nis procedimi penal per protestuesit
Policia e Qarkut Vlore ka filluar procedimin penal per qytetaret qe kane marre pjese ne protesten e djeshme. Mes te proceduarve jane deputetet te Partise Socialiste dhe te zgjedhur te pushtetit lokal. Kjo mase eshte marre pasi ne vendin e quajtur Ura e Mifolit kane organizuar nje tubim te paligjshem me pjesemarrjen e rreth 300 personave. Akuzat jane per Pengim te qarkullimit te mjeteve te transportit Organizimi dhe pjesemarrje ne grumbullime e manifestime te paligjshme Prishja e qetesise publike si dhe Ndotja e ajrit te kryera ne kushtet e bashkepunimit.