Vlore nje automjet perfshihet nga flaket

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Vlorës. Nga policia lokale bëhet e ditur se automjeti tip “BMW” me targa AA 003 DP ishte i parkuar në afërsi të banesës së pronarit dhe është djegur në pjesën e brendshme të tij. Ndërhyrja e zjarrfikëses evitoi shkrumbimin tërësor të tij. Ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen. Gjithsesi në bazë të shenjave të marra nga vendngjarja drejtues dhe ekspertë të policisë konfirmojnë se ka qenë zjarrëvënie e qëllimshme. Në lidhje me rastin në fjalë është marrë në pyetje edhe pronari i automjetit për të zbuluar autorët e mundshëm të zjarrvënies.