Kthimi i emigranteve ska fluks ne dogana

Edhe pse kanë përfunduar festat e fundvitit në pikat kufitare të vendit tonë nuk janë regjistruar radhë të gjata të emigrantëve që kthehen në vendet e punës.
Në Morinë situata paraqitet krejt normale . Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2223 persona me 856 mjete dhe kanë dalë 920 persona me 416 mjete.
Nga pika kufitare e portit të Durrësit kanë dalë mbi 1000 shtetas si dhe rreth 600 automjete, të cilët janë nisur me 3 tragete. Policia kufitare e Durrësit për lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi, po punon me 32 sportelesh.
Sipas burimeve zyrtare nga porti i Vlorës pritet që fluksi në dalje i pasagjerëve të jetë i lartë në fund të kësaj javë. Nga porti kanë dalë 344 pasagjerë me 55 automjete.
Një numër pak më i lartë udhëtarësh është shënuar në Kapshticë dhe Kakavijë. Të dhënat më të fundit tregojnë se nga pika e Kapshticës kanë hyrë 2183 shtetas me 365 mjete ndërsa kanë dalë 3104 shtetas .
Në Kakavijë kanë hyrë 1803 shtetas me 715 mjete dhe kanë dalë 4309 shtetas.
Sipas autoriteteve të policisë kufitare, lëvizja më e madhe e emigrantëve pritet të jetë gjatë ditëve në vazhdim.