E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, një i ri me maskë grabit çiftet në bregdet

Vlorë-Një person i maskuar dhe i armatosur, ka grabitur nën kërcënimin e armës dy çifte të reja që gjendeshin në makinat e tyre, buzë detit. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, kur personi që është ende i paidentifikuar ka ecur përgjatë segmentit Sodë-FNSH dhe i është afruar një makine të parkuar në zonën e plazhit, brenda të cilës ndodheshin dy tw rinj. Ai i ka marrë 26-vjeçarit me iniciale E.D, 500 lekë të reja dhe në varëse floriri.

Çifti gjendej në makinën tip BMW me targa VL 5522C, në momentin që ka rënë pre e grabitësit. Më tej ai ka vazhduar rrugën i gjetë duke trokitur në xhamin e një makine tjetër. Shoferit të makinës Citroen me targa VL 5831B, i ka marrë 2.7 mijë lekë të reja, një orë dore dhe një telefon celular.

Makinat që u grabitën ishin 200 metra pranë të repartit Delta Force, ndaj janë vënë në lëvizje shpjet forcat e policisë. Ata kanë kaluar në sitë zonën por errësira e natës, si dhe rrugicat e shumta të lagjes që ndodhet pranë plazhit, nuk kanë ndihmuar në gjetjen e grabitësit me maskë.

Frekuentimi nga shumë çifte i zonës së Plazhit të Vjetër ka bërë që ata të ndodhen së fundmi edhe nën “monitorimin” e grabitësve. Dy prej tyre ranë pre e sulmit të djeshëm. Të pyetur në polici, të rinjtë nuk kanë njohur personin, por thjesht kanë ndarë momentet e frikës me njëri-tjetrin. Çifti që kishte patur vetëm 500 lekë me vete e kishte zhgënjyer së tepërmi hajdutin, i cili nuk ka ndenjur pa e shfaqur pakënaqësinë tek çifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›