E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i 2009 prej 5 miliard $. Qeveria e prezanton ne Kuvend

Tiranë- Qeveri të premtimeve të mbajtura e ka quajtur kryeministri i vendit Sali Berisha qeverinë e tij, duke prezantuar buxhetin e vitit 2009 para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.

Kryeministri Berisha është shprehur se për vitin e ardhshëm buxheti do të jetë në afro 5 miliardë dollarë. Duke iu referuar financës për vitin e ardhshëm kryeministri Berisha u shpreh se ai përfaqëson suksesin e këtij 4-vjeçari për t'i hapur rrugë suksesit në mandatin e ardhshëm. Berisha theksoi se nëse do të bëhej një krahasim me buxhetin e vitit 2004 atëherë rezulton se kjo qeveri ka mbledhur 100 % fonde më shumë se opozita kur ishte në pushtet. Sipas tij dyfishimi i rrogave dhe pensioneve do të jenë në planin e parë të buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ky buxhet, sipas tij është dy herë më i lartë se buxheti i vitit 2004, ku  pjesa dërmuese e shpenzimeve do të shkojnë për rritjen e pagave  dhe të pensioneve, duke mbajtur premtimin e rritjes 2 fish për këto rroga, duke përfshirë këtu arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë dhe duke e çuar pagën mesatare në 47 mijë lekë."44 mijë arsimtarë në të gjithë vendin duke filluar që nga muaji maj i vitit 2009 do të mund të marri një rrogë mesatare prej 46 mijë lekësh, kur vetëm 3 vjet më parë merrnin një rrogë mesatare prej 21 mijë lekësh"- tha ai, duke shtuar se ky buxhet është edhe buxheti i dyfishimit të pagave për rreth 12 mijë infermierëve në të gjiithë vendin dhe rreth 4 mijë mjekëve të vendit. Rroga e infermierëve, sipas tij nga 1 maji i viti që vjen do të jetë nga 15 mijë lekë në vitin 2005, në  30.6 mijë lekë në vitin 2009, ndërsa do të njohin trajtimin që meritojnë 4 mijë mjekë humanë në të gjithë vendin, duke iu rritur rrogën në 48 mijë lekë nga 28,7 mijë lekë që merrnin në vitin 2005.“Buxheti i vitit 2009 ndryshon për mirë rrjedhën e 800 mijë familjeve shqiptare. Gjithashtu ky buxhet është buxheti i 520 mijë pensionistëve të cilët do të marrin një pension rreth 50% më të madh që nga 1 maji i vitit 2009”- tha Berisha, duke renditur gjithë arritjet e deritanishme dhe gjithë ato që pritet të realizohen.

“Unë jam njeri i fjalës së dhënë dhe ju këtu do jeni. Puna ka filluar. Ne do e bëjmë Shqipërinë një nga prodhueset e rëndësishme të ullirit në Mesdhe”- ka thënë ai, duke e quajtur këtë sektor si një nga prioritarët për vitin që vjen. Deklarate, qe eshte pasuar me te qeshura nga ana e deputeteve te opozites.  Berisha ka premtuar veshjen e vendit me ullinj, qe nga veriu ne jug dhe eshte zotuar se do ta coje deri ne fund projektin me ambicioz. "Qeshni ju, keshtu qeshet edhe kur fola per rrugen, edhe kur fola per internetin dhe e mbajtja premtimin. Edhe kete do e bej"- tha ai, duke replikuar me opoziten, qe ne ate moment shpertheu ne te qeshura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›