Kuvendi me libriotekë, Topalli: 2011, vit i punëve të mëdha

Zonja Topalli ishte e pranishme në përurimin e libriotekës së Kuvendit të Shqipërisë së bashku me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, nga ku nënvizoi transformimin e thellë që është bërë në administratën e Kuvendit gjatë kësaj periudhe në disa fusha kryesore.
“Ajo që ne kemi më për zemër, bashkë me administratën dhe për të cilën kemi punuar fort gjatë këtyre viteve, adaptimin e një strategjie, për të bërë të mundur që në përputhje me epokën dixhitale ne jetojmë, të bëjmë një E-Parlament. Sot, me kënaqësi themi se kjo godinë përfundimisht ka përfunduar instalimin e rrjetit kompjuterik të të gjithë zyrave, në të gjitha ambientet. Kjo është autostrada elektronike e parametrave më bashkëkohore dhe moderne dhe ndoshta është më i madhi dhe më moderni në të gjitha institucionet shqiptare”, theksoi ajo.
Kryeparlamentarja përmendi këtu edhe sistemin webcasting që ka të bëjë me transferimin drejtpërdrejt të seancave plenare. Gjithashtu, ajo përmendi edhe arkivin e Kuvendit.“Sukses i një transformimi tjetër të rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë është arkiva e këtij Kuvendi, në arkivin e Kuvendit vetëm gjatë vitit të fundit administrata ka punuar fort dhe ka dixhitalizuar të gjitha dosjet e procesit të ligjbërjes nga viti 2000 deri në ditët e sotme duke e bërë dixhitale dhe çdo gjë të ruajtur në serverin e Kuvendit në formën elektronike çdo dokument parlamentar që prodhohet në këtë institucion kaq të rëndësishëm”, tha më tej ajo. Sipas Topallit, brenda këtij viti do të dixhitalizohet i gjithë procesi i ligjbërjes i Kuvendit të Shqipërisë. /S.Ll/Start/
2011-01-05 16:00
[