Ne auditoret e Cats College 25 studente shqiptare
Janë rreth 25 studentë shqiptarë, që studiojnë në Cats College në Britaninë e Madhe.
Ekonomi-biznesi, mjekësia, jurisprudenca, marrëdhëniet ndërkombëtare, janë fushat më të preferuara prej tyre.
Niveli i studentëve shqiptarë, sipas Drejtorit Kevin Sevixh, është i lartë, pasi janë të uritur për dije dhe për të qenë të suksesshëm.
“Kam konsideratë të lartë për studentët shqiptarë. Janë shumë të disiplinuar dhe të përqendruar. Kanë një nivel të lartë motivimi, pasi dëshirojnë të jetë të suksesshëm. Kemi vënë re se kanë një kualifikim të mirë shkollimi këtu në Shqipëri, por ndihet uria e tyre për të ecur përpara. Nëse ata vijnë në Britaninë e Madhe ata do të kenë mundësi të shfrytëzojnë potencialet e tyre në maksimum, gjë të cilën nuk mund ta realizojnë nëse qendrojnë këtu. Ka kërkesa të shumta për shkollimin që ne ofrojmë, pasi ata e dinë se do shfrytëzojnë të gjitha potencialet. Studentët shqipatrë janë shumë punëtorë dhe kjo i bën ata studentë idealë. Ne jemi të lumtur t'i mirëpresim studentët shqiptarë”.
Doktor Sevixh sheh tek studentët shqiptarë, që studiojnë në Cats College, drejtuesit e ardhshëm të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar.
“Ata janë liderët e gjeneratës së ardhshme. Ata do të jenë vendimmarrësit në fusha kyçe të zhvillimit të vendit. Arsimimi që ata marrin, lidhjet që përfitojnë do tu shërbejnë atyre në karrierat e tyre të ardhshme si vendimmarrës, politikanë, biznesmenë të rëndësishëm. Këta të rinj janë ata që përfaqësojnë të ardhmen të Shqipërisë. Më lini të them se Shqipëria këto ditë fteston 100-vjetorin e saj të pavarësisë dhe është një vend i ri që po sheh drejt së ardhmes së saj, duke kërkuar të vendosë pozicionin e saj në botë. Dhe ne si Cats College, jemi krenarë që japin kontributin tonë në formimin e lidershipit të ardhshëm të Shqipërisë”
Përfaqësuesit e Cats College, rrëfejnë se gjatë qendrimit të tyre në Tiranë kanë vendosur ura bashkëpunimi edhe me institucionet arsimore shqiptare.
“Kemi pasur kontakte me drejtues të Ministrisë së Arsimit këtu në Shqipëri. Në vizitën time në Tiranë, jam takuar me ministrin Tafaj, çka ishte një privilegj. Biseduam mbi munëdsitë e bashkëpunimit dhe partneritetit, për të eksploruar hapësira dypalësh përfitimi. Mund të them se ministri na ka kërkuar që të ofrojmë trajnime për mësuesit shqiptarë, çka do të shkojë në të mirë të studentëve shqiptarë”
Në filozofinë e Cats College Education Group, qendron formimi dhe inkurajimi i të rinjëve, për të arritur nivelin më të lartë arsimor.