Vlorë, plagoset elektriçisti, bie nga shtylla
Një elektricist ka përfunduar në spital me fraktura të rënda në pjesë të ndryshme të trupit, pasi ra nga një shtyllë teksa punonte. Ngjarja ndodhi në Selenicë të Vlorës, ku 46-vjeçari u thërrit me urgjencë për riparimin e një defekti në një nga shtyllat e tensionit në këtë zonë. Sipas burimeve policore, elektricisti është njoftuar nga banorët e zonës, të cilët kishin mbetur pa energji elektrike pas stuhisë që shkaktoi dëmtime dhe këputje të telave në shtyllat e tensionit që furnizojnë zonën. Ai është marrë me urgjencë dhe është transportuar në spitalin e qytetit, ku iu nënshtrua ndërhyrjes mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por ka një numër të madh frakturash në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojës e rënies nga lartësia