E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabrika e çimentos, Titan merr 58.8 mln euro nga BERZH

BERZH dhe BB kanë vendosur të investojnë në një fabrikë çimentojë që pritet të ndërtohet së shpejti në Shqipëri. Ato do të financojnë me 58.8 mln euro kompaninë greke, që ka marrë përsipër të ndërtojnë këtë projekt gjigant 

TIRANE- Kompania greke e prodhimit të çimentos, Titan, pritet të marrë 58.8 milionë euro nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH dhe Banka Botërore, për financimin e një pjese të projektit të saj në Shqipëri.

BERZH tha në një njoftim se së bashku me IFC-në, do të bëhen aksionere me 20% secila në degën e kompanisë Titan në Shqipëri, Antea Cement, për 12.6 milionë euro, ndërkoh që pjesa tjetër prej 16.8 milionë do të jepet në formë kredie për Titan.

Fabrika, e cila kushton 170 milionë euro, është planifikuar të ndërtohet në veri të kryeqytetit, në zonën e Kurjës, dhe kapaciteti i saj mendohet të jetë 1.5 milionë ton çimento.

Claudi Viezzoli, drejtori i BERZH për Ballkanin Lindor, tha se ky është një investim i madh për Shqipërinë, dhe ky projekt do tu tregojë investitorëve të huaj se mund të jetohet mirë edhe në Shqipëri.

Në zonën e Krujës tentojnë të ndërtojnë fabrika çimentosh edhe disa kompani Italiane dhe Spanjolle, me një vlerë investimi prej 1 miliardë euro. Kjo gjë është kundërshtuar nga ambientalistët të cilët mendojnë se zona do të bëhet e pabanueshme me hapjen e këtyre fabrikave.
Shqipëria vazhdon të jetë një vend në ndërtim dhe kërkesat për çimento vazhdojnë të jenë shumë të mëdha. Ndërkohë që kompania greke Antea planifikon të eksportojë një pjesë të prodhimeve të saj në Mal të Zi dhe Kosovë.

(Orjeta Zhupa/ Reuters/ BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›