Mat, shkolla Hasan Kala në gjendje të mjerueshme
Rreth 140 ne shkollën 9 –vjeçare Hasan Kala ne rrethin e Matit mësojnë ne një godine pa dyer e dritare në mungesë dhe të kushteve higjeno- sanitare. Prej vitesh, siç shprehet drejtori dhe nxënës të kësaj shkolle, mungon uji i pijshëm.
MAT - Shkolla shtetërore Hasan Kala, në komunën e Komësisë në rrethin e Matit, prej vitesh vuan mungesën e kushteve hijeno-sanitare. Mungesa e ujit të pishëm, e tualeteve, dyer të shkatërruara në godinën ku mësojë rreth 140 nxënës, janë probleme që sipas drejtorit të kësaj shkolle, Hajredin Meta, u janë bërë me dije dhe Komunës. Por, sipas tij, deri tani situata vazhdon të mbetet e njëjtë. “Sapo kam ardhë në krye të detyrës kam qenë tepër i shqetësuar për mungesën e ujit të pijshëm si dhe gjendjen e banjove” tha për News24, drejtori i shkollës. Sipas tij furnizimi me ujë ka qenë i planifikuar prej kohësh por deri tani nuk është bërë asgjë për zgjidhjen e problemit.
Vetë nxënësit e kësaj shkolle shprehen për gjendjen e mjerueshme të godinës ku ata marrin dije. Ankesat lidhur me këto probleme vijnë edhe nga komuniteti përreth si dhe prindërit e nxënësve, të cilët shqetësohen për fëmijët e tyre, për kushtet në të cilat ata janë të detyruar të mësojnë.
(O.Zh BalkanWeb)