E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Regjimi sirian po vret njerëz të pafajshëm

Gjatë bisedës, vlerësoi punën e bërë deri më tani për  forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, që gjatë kësaj periudhe kulmuan me vizitën historike të Lartësisë së Tij, Emirit të Katarit Sheikut Hamad bin Khalifa AL THANI në Tiranë, në muajin tetor, të vitit të kaluar.

Në takim u tha se të dy qeveritë janë angazhuar në periudhën në vijim për realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme në fushën ekonomike, sektorin e turizmit, bujqësisë, etj, të evidentuara si fusha me shumë interes për të dy vendet në takimin e Emirit të Katarit me kryeministrin Berisha dhe delegacioneve respektive.

Duke u ndalur në zhvillimet  e fundit në rajon, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e shtetit të Katarit dhe qeverisë së madhërisë së tij, Emirit të Katarit, ndaj Pranverës arabe  dhe përpjekjeve të popujve të këtij rajoni për tu çliruar nga regjimet diktatoriale dhe për të jetuar të lirë dhe me dinjitet.

“Qeveria shqiptare ndjek me shqetësim atë çka po ndodh në Siri, ku regjimi i presidentit Bashar al-Assad po përdor pushtetin si licencë për të vrarë qytetaret e pafajshëm dhe popullin sirian”, u shpreh Berisha.

Më tej, kryeministri theksoi se Shqipëria do të mbështesë plotësisht të gjitha nismat e ligës Arabe, Kombeve të Bashkuara dhe të çdo organizmi tjetër ndërkombëtar në ndihmë të popullit sirian, për shpëtimin  e jetëve të qytetarëve civilë të pafajshëm, nga diktatura brutale al-Assad-it. /Start/

                                                                                             2012-02-14 17:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›