E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, rritet kapaciteti i depozitimit të ujësjellësit

Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, inspektoi sot përfundimin e punimeve në zonën e gurores, në malin e Dajtit. Olldashi tha se depoja e re është pjesë e një pakete investimesh prej 18 milionë dollarësh, përmes së cilës janë shtruar 82 kilometra rrjet transmetimi dhe shpërndarjeje në Tiranë. Gjithashtu, sipas ministrit të MPP-së, janë shtuar 26 mijë m3 kapacitete mbajtëse dhe është përmirësuar furnizimi me ujë në zonën e qendrës së kryeqytetit, Tiranën e Re, Komunën e Parisit, Kodrën e Diellit, Sauk, Selitë, “Misto Mame”, Uzinën Traktori, Shkozë, Laknas, Bërxull, Yzberisht, Kombinat, Babrru dhe Paskuqan.

Olldashi njoftoi se pritet të ndërtohen dy depo të reja, prej 8 mijë m3 në Kinostudio dhe 15 mijë m3 në zonën e qytetit “Studenti”, gjë që sipas tij do të bëjë të mundur fillimin e heqjes së depozitave individuale të banorëve nga tarracat e pallateve të kryeqytetit.

Ministri i Punëve Publike përgëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen në administrim të ujësjellësit.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-03-03 15:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›