Vlorë, rrënohen dhjetëra ndërtime në Pyllin e Sodës
Aksioni drejtohet nga Gjergj Bojaxhi, drejtor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), i cili u shpreh se janë prishur 80 objekte, prej të cilave 50 të identifikuara si banesa dhe pjesa tjetër lokale, të ndërtuara kryesisht në vijën bregdetare.
Në ditën e parë, me mbështetjen edhe të forcave të rendit, INUK ndërhyri në një numër objektesh që nuk janë përfshirë në procesin e legalizimit. Aksioni që do të vazhdojë gjatë tre ditëve në Pyllin e Sodës, pason ndërhyrjet e realizuara gjatë javëve të fundit në zonën e Ksamilit, Sarandë.
"Aksioni i sotëm është pjesë e procesit që ka nisur për pastrimin e bregdetit shqiptar nga ndërtimet pa leje. Me këtë veprim ne u japim një mesazh të qartë atyre që çdo ditë kërkojnë të ngushtojnë hapësirat e gjelbra.
Ai theksoi se aksioni që nisi me zonën e Ksamilit përbën një proces që do të vazhdojë sistematikisht përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, me qëllim që të mos cenohen vlerat turistike. Pas aksionit në Pyllin e Sodës do të ndërhyhet në zonën nga Kepi i Rodonit në Bisht Pallë, duke përmbyllur kështu dhe fazën e parë të aksionit për pastrimin e zonës bregdetare nga ndërtimet pa leje.
"Për shkak të sezonit veror, aksioni do të rinisë në vjeshtë, kur do të studiohen dhe do të evidentohen objektet e ndërtuara pa leje në zonën nga Vlora në Orikum", tha Bojaxhi. Pylli i Sodës, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 670 hektarësh, është një nga zonat e gjelbëruara më të rëndësishme për Vlorën dhe cilësohet ndryshe "mushkëria e qytetit".