E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda, arrestohet doganieri në Vlorë

VLORË- Kalonin mallra kontrabandë, arrestohet doganieri në Vlorë dhe 3 persona të tjerë. Operacioni i koduar “Dogana” është kryer nga sektori kundër krimit financiar duke vënë në pranga doganierin Eduard Veizaj dhe Klevis, Artan dhe Florian Brahimajn.

Ndërkohë janë sekuestruar 130 shishe me verë, 25 kilogram kafe dhe 120 pako me ilace të ndryshme, të cilat tre personat tentonin t’i kalonin pa shlyer detyrimet me automjetin me targa Vlore 0566 D përmes ndihmës nga doganieri i cili tashmë do të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe kontrabande të mallrave.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›