E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet se rri në Tiranë, 40-vjecarja e zhdukur në Kukës

KUKËS- 40-vjecarja nga Kukësi, e zhdukur prej mëse 3 ditësh dyshohet se është parë në Tiranë. Janë familjarët ata të cilët konfirmojnë se persona të ndryshëm kanë sinjalizuar vendndodhjen e Thëllënxa Rexhmatit te stacioni i trenit në kryeqytet.

Madje sipas tyre, dëshmitarët kanë thënë se 40-vjecarja lëviz në rrugët e Tiranës deri tek spitali ku është operuar javë më parë, gjë e cila mendohet se i ka shkaktuar gjendje të rëndë psikologjike.

Gruaja u largua pak ditë më parë nga banesa e saj në lagjen 5 të Kukësit, ndërsa familjarët të alarmuar njoftuan policinë. Kjo e fundit pas disa orë hetimesh të ndërlikuara dhe nga mungesa e përkohshme e një shume parash dhe njollat e gjakut në banesë hodhën poshtë cdo pistë rrëmbimi apo grabitje, duke e shpallur 40-vjecaren të larguar.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›