E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Korces pranga tre inspektoreve te Drejtorise se Automjeteve

Përfundojnë në prangat e Policisë së Korçës tre inspektorë të Drejtorisë së Automjeteve me akuzën për marrje ryshfeti.Tre të arrestuarit janë Anesti Zeneli. 62 vjeç, Jorgo Demika, 42 vjeç, Taulant Eshi, 32 vjeç. Inspektorët, automjetet e parregullta që paraqisnin probleme në sistem i certifikonin si të rregullta në këmbim të parave nga drejtuesit e mjeteve. Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e tre inspektoreve dhe evidentimin e të gjithë automjeteve të parregullta . Tre inpektorët e arrestuar ishin punonjës të firmes ”SGS”. Policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›