E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekustrohen 53 kg kanabis, arrestohet 1 person

VLORË- 53 kilogram kanabis është në total sasia e lëndës narkotike e sekuestruar në Vlorë gjatë 24 orëve.
Së fundmi mësohet se një pjesë e sasisë është zbuluar në një automjet me targa italiane që udhëtonte në drejtim të Italisë.

Sipas policisë droga u gjet gjatë kontrollit në portin e Vlorës, ndërsa është arrestuar pronari dhe drejtuesi i mjetit 31-vjecari Ledion Paraj. Ndërkohë më herët forcat e rojes bregdetare zbuluan 25 kilogram kanabis në afërsi të ishullit të Sazanit.

Ndërkaq, po hetohet për personat që mund të kenë lënë drogën aty.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›