E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier mbi 90 e te punesuarve nga biznesi privat

90 % e punëkërkuesve pranë zyrës rajonale të punësimit në Fier pranojnë ofertat e punësimit që bëhen nga biznesi privat.

Sipas të dhënave të zyrës rajonale të punësimit në Fier për 9 mujorin e vitit 2011 nga ky sektor janë kërkuar 1026 punonjës dhe janë punësuar 984 persona.

Ndërsa vetëm këtë vit janë hapur rreth 623 vende të reja pune. Sipas drejtorit të Zyrës Rajonale të Punësimit në Fier vendet e punës që kanë mbetur pa u zënë janë pasojë e mungesës së kualifikimit apo nivelit arsimor të punëkërkuesve, pasi 52 % e tyre janë me arsim 8 vjeçar.

Kërkesat për punonjës bëhen kryesisht nga biznesi fason, ai prodhues dhe tregtar.

Në Qarkun e Fierit ushtrojnë aktivitetin 9138 biznese me një numër të punësuarish prej 16185 punonjësish.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›