E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore shperthim tritoli ne banese nje i lenduar

Shpërthim tritoli në banesën e një 47-vjecari në lagjen "Pavarësia" të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të pronarit të apartamentit.

Ngjarja ndodhi në katin e 8-të të një pallati në shtëpinë e 47-vjecarit, emri i të cilit ende nuk është bërë publik për mediat.

I lenduari ndodhet në spital dhe sipas të dhënave të fundit, nga shpërthimi ka humbur njërën dorë. Dëmet materiale në banesën e marrë me qira janë të mëdha.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›