Vlorë, studenti dhunon babain e tij
Shkak janë bërë grindjet e vazhdueshme në çift, çka e ka detyruar studentin 25-vjeçar të godasë me mjete të forta babain. Ngjarja ndodhi të martën në familjen Abazi. Shtetasi Petrit Abazi, 53-vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës nga ku po merr mjekimet e duhura. Mjekët thanë se gjendja e tij është kritike për jetën. Pas ngjarjes, djali Arben Abazi nuk u largua ndërsa ka pritur ardhjen e policisë.Ai ishte student në Tiranë, në Fakultetin e Akademisë së Arteve në degën e Muzikës. Duket se konfliktet e vazhdueshme në familjen e tij, e kanë shtyrë të riun të qëlloj me mjete të forta të atin.