E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Levan-Vlorë, ministri Olldashi inspekton punimet

Hapet autostrada Levan- Vlorë, ku aktualisht vetëm dy nga korsitë janë vënë në funksion për qarkullimin. Ministri i transporteve, Sokol Olldashi ka parë nga afër punimet që po kryhen ende në këtë segment rrugor, pasi i gjithë priocesi pritet të përfundojë në sezonin e ardhshëm turistik. Olldashi është shprehur për mediat se ky segment do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme kohën për në qytetin bregdetar të Vlorës.
Olldashi u ndal edhe në punimet për urën e Vjosës, ndërsa ka theksuar se me nënshkrimin e fundit të qeverisë shqiptare për ndërtimin e by pasit të Fierit dhe Vlorës do të krijohet një trajektore mjaft lehtësuese për qarkullimin tranzit brenda qyteteve.
Me këto investime rrugore pritet që turistët dhe pushuesit e sezonit të ardhshëm turistik do të përshkruajnë një rrugë më të shkurtër për të zbuluar resurset e rivierës së jugut në Shqipëri.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›