Sekuestrohet drogë në Lezhë-Fushë Krujë, 4 kosovarë në pranga

Katër persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa është sekuestruar dhe një sasi lënde narkotike rreth 150 gr heroinë mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Fushë Krujë. Ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të forcave RENEA, i cili u finalizuar mbrëmjen e sotme me arrestimin e 4 shtetasve kosovarë,të cilët u kapën në Fushë-Krujë në një automjet me targa të Kosovës.
Arrestimi i tyre u bë pasi personat akuzohen për trafik droge, ndërkohë që ende nuk bëhet me, ndërkaq pritet që në orët në vazhdim policia të japë detaje lidhur me këtë operacion.
Ndërkaq nisur nga situatat e ditëve të fundit, ku kemi pasur një seri vrasjesh në vend, Forcat RENEA në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë operacione në disa rrethe të vendit, kryesisht në akset kryesore të rrugëve për kapjen e personave në kërkim, për armë dhe drogë.