Withers: Berisha ka pushtuar institucionet, duhet një lëvizje sociale
SHBA- John Withers, një nga ambasadorët amerikanë më kritike me një qeverie shqiprtare, rikthehet në Shqipëri përmes një interviste dhe gazetarit Sokol Balla në Top Story. Si një kritik i ashpër i kryeministrit Berisha ai vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim.
Sali Berisha po brumbullon shumë pushtet rreth vetes. Po fut nën kontroll të gjitha institucionet dhe kjo është shumë e rrezikshme për demokracinë. Ish ambasadori amerikan shprehet shumë kritik ndaj mënyrës së si u zgjodh presidenti dhe faktit që ai është një besnik i Berishës. Frika që unë kisha për marrjen e institucioneve nën kontroll nga ana e Berishës, me zgjedhjen e presidentit, ndodhi.
Withers thotë se nuk ka asnjë preferencë për politikanët por sistemi që është ndërtuar do të jetë ë një rrezik për cilëndo forcë politike që do të drejtojë vendin. I pyetur se çfarë do të mbështeste, Withers përgjigjet: Çfarë unë mund të mbështes është koalicioni për demokraci. Jo ndonjë forcë politike por një lëvizje sociale në të mirë të popullit shqiptar. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit të bëhen aktivë. Kjo është ekzaktësisht ajo që duhet të bëjnë, duke u kthyer në arbitra të demokracisë dhe jo politikanët. Qytetarët duhet të jenë ata të cilët të dalin kundra Ai ka folur edhe për lëvizjet e rej apolitike duke ndaluar tek Aleanca Kuqezi, për të cilën thotë se nuk ka asnjë të keqe evidentimi të qënurit krenar për vendin tënd, por ajo që është e gabuar quhet ekstremizëm. Nacionalizmi që krijon ndjesi të lëvizjeve ekstremiste nuk është e pëlqyeshme.
Sokol Balla-Mund tju drejtohem në emër si John, por në fakt ata të cilët janë duke ndjekur këtë intertvistë ju njohin si ambasadori Withers nga aktiviteti juaj tre vjecar në Shqipëri,aktivitet i cili në fakt vijon të diskutohet edhe sot mes shqiptarëve. Në fakt sic e thashë në fillim të programit,se ju keni heshtur për gati dy vjet, mbase nuk është korrekt pasi ju keni folur për një revistë shqiptare dhe për Zërin e Amerikës. Gjithashtu keni dërguar edhe një deklaratë gjatë kohës së publikimit të kabllogrameve të Wikileaks. Shumë shqiptarë mund të pyesin. Përse i thatë po ftesës sime për ta zhvilluar këtë intervistë me premtimin për ti thënë gjërat troc?
Withers- Arsyeja përse pranova lidhet me faktin se pamvarsisht po bëhen gati dy vjet që jam larguar nga Shqipëria, unë ndjehem thellësisht i lidhur me vëndin dhe njerëzit.E kam shumë përzemër. Kujdesem për atë që ndodh atje. Ne jemi miq për një kohë të gjatë. Kam qënë i nderuar njëkohësisht jam i privilegjuar të bisedojmë përsëri pasi gjithmonë i kam pëlqyer intervistat që kemi zhvilluar sëbashku pasi janë provocative dhe me pyetje të formuluara mjeshtërisht. Pamvarsisht se kanë kaluar dy vjet, për mua shqiptarët janë njerëz me të vertëtë të vecantë. Nuk flas këtu vetëm për elitat por për njerëzit e thjesht, të cilët më kanë trajtuar mua me shumë respect. Kjo mundësi të flas me ju përsëri është një ndër për mua por tani unë flas në një kapacitet tjetër pasi sic ju thashë tashmë unë do ti them gjërat troc, pasi tani mund ta bëj një gjë të tillë. Një diplomat duhet të flasë një gjuhë të vecantë, atë dipllomatike. Mesazhi përcohet tek ata të cilët e njohin gjuhën dipllomatike pasi është një traditë e gjatë që përfshin trajnime dhe të kuptuarit e asaj që kam dashur të them. Ndërsa tani si një qytetar i thjesht i cili nuk flet në emër të qeverisë amerikane, departamentit amerikan të shtetit apo ambasadën por si një amerikan dhe sic e dini për një amerikan ka shume rëndësi liria e shprehurit . Unë do të jem shumë i hapur me pikpamjet e mija se cfarë po ndodh në vëndin tuaj të mrekullueshëm.
Sokol Balla-Gjatë vizitës që bëra në shtëpinë tuaj,në ambientet ku jetoni, në studion tuaj, në koridore por edhe këtu shikoj në fakt që keni shumë memorabilia shumë gjëra që lidhen me shqipërinë. Përse predominon shqipëria krahasuar me gjërat e tjera që një diplomat ka sjellë gjatë karrierës në shtëpinë e tij private?
Withers- Mendoj se kam një afrimitet të vecantë me Shqipërinë. Më kanë pëlqyer të gjitha detyrat që kam patur në të gjitha ato vënde ku kam shërbyer nga ku jam përpjekur të njoh njerëzit aq sa kam mundur por gati të gjithë dipllomatët kanë një vënd që e pëlqejnë më shumë gjatë karrierës së tyre. Unë isha ambassador në Shqipëri por një pjesë e madhe e saj kishte të bënte me atë që dua ta përshkruaj si një pjesë e një muzike të mrekullueshme për cdo detyrë që kam mbajtur. Pamvarsisht se e gjithë muzika është e mrekullueshme , cdonjëri nga ne ka një melodi speciale të vecantë që ne e dëgjojmë herë pas here . Unë e gjeta këtë muzikë, këtë melodi në Shqipëri. Për sa u përket suvenirëve memorabiljeve, ato janë kujtesë e cila sjellin kohën e mrekullueshme që pata në vëndin tuaj. Kam këtu një statujë të vogël të Ismail Qemalit , isa boletinit . Njerëzit më tregonin historinë e tyre të këtyre njerëzve me të vërtetë personalitete. Unë admiroj Skënderbeun dhe Nënë Terezën .Të gjitha këto memorabilie që shikoni këtu nuk janë vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kina dhe Rusia.
Sokol Balla-Por shumica e tyre janë nga Shqipëria….
Withers-Padyshim, ska pikpyetje për këtë.Por me tërë këtë memorabilia ajo që nuk shikohet është, por nga te gjithe keto suvenire, ajo qe une mora nga shqiperia e qe ju e shihni, eshte ajo qe kam ruajtur ketu brenda.
Sokol Balla-A ndodh kjo sepse ndoshta në Shqipëri apo edhe në Kosovë i jepet ambasadorëve amerikan pak më shumë rëndësi sa duhet apo shumë më tepër rëndësi se sa i japin këtyre ambasadorëve në vëndet e tjera?
Withers- Është një pyetje e vështirë ti jap përgjigje por ajo që mund të them është se unë u trajtova shumë shumë mirë nga të gjithë ata që kam takuar në Shqipëri nga të gjithë nivelet ato të larta dhe të ulëta. Të pasur dhe të varfër. Të qenit ambassador mund të lidhet edhe me dy gjera. Të gjithë amerikanët trajtohen mirë nga shqiptarët, jo vetëm ambasadorët në mënyrë specifike… të gjithë amerikanët. Është një lloj afrimiteti, kuptueshmërie për sa i takon mënyrës si ne trajtojmë njerëzit. Pra kemi gjera të përbashkëta. Edhe tani që nuk jam ambassador takoj shqiptarë gjithandej. Kjo më kujton mikëpritjen e cila mendoj është një mikëpritje që buron nga shpirti. Ju e patë fshatin tim të vogël ku unë jetoj në Meriland. Edhe këtu në këtë fshat të vogël unë takoj shqiptarë. I takoj ata nëpër dyqane, restorante gjatë tërë kohës.
Sokol Balla-Kur thoni që takoheni me shqiptarë. Ju njohin ata apo ju ata?
Withers- Është një proces interesant. Po ju tregoj një rast kur isha në dyqan dhe po shikoja të bleja djathë dhe mish për të bërë sanduicë. Isha i veshur në mënyrë kezhuall pra jozyrtare. Nuk kishte shumë njerëz në dyqan. Pasi vendosa pazarin që kisha bërë mbi banak, papritmas ne dëgjuam një zhurmë pasi dikush po vraponte me shpejtësi duke mos e ditur se cfarë po ndodhte. Një burrë që po vraponte erdhi direct tek unë duke më thënë E dija që ishit ju, pasi të dallova nga zëri
Sokol Balla-Nga zëri?
Withers-Po nga zëri. Njëherë isha tek mjeku dhe mu afruan disa njerëz dhe më thanë që ishin nga Shqipëria. Përtej kësaj herë pas here kur eci shikoj njerëz dhe nga mënyra si flasin apo ecin them me vete. Ai person duhet të jetë Shqiptarë. Isha në Paris dhe në Londër ku jam takuar me shqiptarë atje. Pra, gjatë tërë kohës takoj shqiptarë. Jam shumë i lumtur që i takoj dhe të bisedoj me ata duke treguar historira dhe kjo ndodh në kohën kur sjam më ambassador por vetem një turist.
Sokol Balla-Megjithatë njohja apo vlerësimi për ju vjen nga fakti që ju keni qënë në funksionin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri. Këto takime rastësore që ju keni patur me shqiptarët jashtë, vlerësimet e tyre ishin positive apo kritike ndaj ju