E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peqin, ndalohet nga forcat RENEA peshëngritësi Daniel Godelli

Ndalohet nga forcat RENEA për armëmbajtje pa leje peshëngritësi Daniel Godelli. Sipas informacioneve Godelli u ndalua gjatës natës në Peqin, pas një operacioni të forcave RENEA.
 

Sipas policisë ai udhëtonte me një makinë "Audi" me targa të huaja CG 540 TF së bashku me një 16-vjeçar me inicalet A.M ndërsa gjatë kontrollit në automjet u gjetën 2 pistoleta pa leje.
 

20-vjeçari Daniel Godelli u shoqërua pas mesnate për në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit për tu marrë në pyetje nga efektivat e policisë.
 

Ndërkohë Daniel Godelli është ndaluar edhe dy vite më parë në Vlorë për mbajtje armësh dhe municionesh pa leje. Ai, në korrik të vitit 2008, u shpall kampion i Europës në stilin e shkëputjes për 17-vjeçarët në Francë

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›