Shqipëria, strehë e automjeteve të vjedhura në BE

Një minibus i vjedhur 13 vjet më parë në Bullgari është gjetur në qytetin shqiptar të Pogradecit, raporton televizioni maqedonas Sitel. Sic raporton ky television automjeti tani është në pronësi të 41-vjeçarit me iniciale B.B nga qyteti i Pogradecit, për të cilin policia dyshon se është dhe autor i vjedhjes.
Kanali televiziv bën të ditur se vitet e fundit shumë të automjete luksoze të vjedhura në Europë janë gjetur në Shqipëri. Mjaft interesant ishte dhe një tjetërrast, ku një traktor i zhdukur në Afrikën e Jugut u gjet në një fshat në afërsi të qytetit shqiptar të Durrësit.