Tuneli i Ujit të Ftohtë do rikonstrukturohet, projekti nis në shtator
VLORE- Tuneli i Ujit të Ftohtë, pjesë e rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë, ku gjatë sezonit të verës qarkullimi vështirësohet mjaft dhe shpesh ndërpritet, do të rikonstrukturohet. Drejtoria Rajonale e Rrugëve ka përgatitur projektin që parashikon zgjerimin dhe rikonceptimin e infrastrukturës së këtij objekti, duke e përshtatur atë me parametra bashkëkohorë. Projekti me vlerë 75 milione lekë, financohet nga qeveria shqiptare, dhe punimet pritet të nisin në muajin shtator e do të zgjasin 1 vit.
Me përfundimin e tyre, do të normalizohet qarkullimi i automjeteve në këtë tunel edhe në momentet e fluksit më të lartë, në periudhën e verës. Në gjendjen aktuale, gjatë sezonit të verës qarkullimi vështirësohet mjaft dhe shpesh ndërpritet, duke krijuar probleme gjatë gjithë gjatësisë së rrugës së bregdetit.
Tuneli i Ujit të Ftohtë përfaqëson një objekt me mjaft rëndësi jo vetëm për infrastrukturën, por edhe për historinë e qytetit të Vlorës.
Ai është ndërtuar në periudhën 1916-1918, nga trupat ushtarake italiane që ishin instaluar në Vlorë në kuadrin e Luftës së Parë Botërore dhe nga robërit austriakë, që zbatuan punimet për ndërtimin e rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë.
Tuneli u realizua sipas një projekti, me autor një inxhinier italian, mjaft të përparuar për kohën. Në ato parametra, ai po përballon të gjithë fluksin e qarkullimit të automjeteve në të dy kahjet e rrugës kombëtare të bregdetit të Jugut.
Gjatë këtyre dekadave, në të janë bërë vetëm ndërhyrje të vogla që kanë synuar mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore të tij. Në hyrje të Tunelit ndodhet burimi i famshëm i Ujit të Ftohtë, që furnizon me ujë të pijshëm qytetin.
(s.g/atsh/BalkanWeb)