Vlorë, vidhen sërish kabllot elektrike në Zvërnec
Vidhen sërish kabllot elektrikë në Zvërnec të Vlorës duke shënuar rastin e tretë të kësaj ngjarjeje. Situata e krijuar ka lënë pa energji elektrike fshatrat e Nartës dhe të Zvërnecit si dhe pa sinjale televizive qytetin e Vlorës.
VLORE- Pas publikimeve të herë pas hershme në televizionin “News24” të rastit flagrant të vjedhjes së kabllove elektrik në Zvërnec, të Vlorës e njëjta situatë është
paraqitur sërish, duke shënuar rastin e tretë të vjedhjes së këtyre kabllove elektrike
në këtë qytet brenda një kohe të shkurtër. Situata e krijuar ka lënë pa energji elektrike fshatrat e Nartës dhe të Zvërnecit si dhe pa sinjale televizive qytetin e Vlorës. Ngjarja është shënuar gjatë mesnatës duke rikthyer të njëjtin shqetësim për banorët, terr në banesat e tyre. Policia po punon për identifikimin e autorëve si dhe për arrestimin e tyre.
(e.n/BalkanWeb)