E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Uestin, vlerësohet bashkëpunimi i FMN

Në takimin e zhvilluar mes Presidentit Topi dhe përfaqësueses së FMN-së në Shqipëri është vënë theksi në bashkëpunimin e frytshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar me autoritetet shqiptare. 

TIRANE- Presidenti Bamir Topi priti sot përfaqësuesen e FMN në Shqipëri, An-Margret Uestin. Presidenti vlerësoi mbështetjen e FMN-së për Shqipërinë duke i shprehur zonjës Uestin konsideratën e tij për angazhimin dhe punën me profesionalizëm në përmbushjen e detyrës së saj në krye të misionit të FMN-së në vendin tonë.
An-Margret Uestin largohet nga vendi ynë me përfundimin e misionit të FMN-së në Shqipëri.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e FMn shprehu mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga shteti shqiptar dhe për bashkëpunimin e frytshëm mes FMN-së dhe autoriteteve shqiptare në përmbushjen e qëllimeve dhe objektivave të tyre të përbashkëta.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›