E Diel, 1 Nëntor 2026

Lac, maturantët bojkotojnë mësimin, shkak shkarkimi i mësueses

LAC- Maturantët e gjimnazit ‘At Shtjefën Gjecovi’ në Lac kanë bojkotuar mësimin që në orët e para të mëngjesit.

11 maturat  nuk janë ulur në bankat e shkollës mëngjesin e sotëm duke si formë proteste për shkarkimin nga puna të një prej mësueseve që jepte mësim në këtë gjimnaz.

Mësuesja e larguar emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur mësohet të jetë nënkryetare e Këshillit Bashkiak njëkohësisht përfaqësuese e PS në Bashkinë e Lacit.

Maturantët kanë deklaruar se largimi i mësueses së tyre është i padrejtë, ndërkohë që kërcënojnë se nuk vijojnë mësimin nëse mësuesja e tyre nuk kthehet në punë.

Përfaqësuesit e gjimnazit nuk kanë dhënë asnjë sqarimin mbi këtë cështje.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›