Vlorë, vjedhjet s’kanë fund, 6 në pranga

Fillimisht, u arrestuan katër persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e një automjeti tip Benz në lagjen “Hajro Cakërri”.
Pas denoncimit të rastit, në vendin e quajtur Spille të Himarës, është konstatuar një automjet dhe më pas janë shoqëruar për në komisariat katër personat që ndodheshin brenda tij. Policia bëri me dije se janë arrestuar Haki Zerr Mustafa, 21-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Babicë e Madhe; Elis Sokol Veizi, 19-vjeç, lindur dhe banues në Orikum; Gentian Fatmir Sulo, 20-vjeç, lindur e banues në fshatin Babicë e Madhe si dhe Zenel Ilirjan Mustafaj, 22-vjeç, lindur e banues në fshatin Babicë e Madhë.
Gjithashtu nga kontrolli personal i ushtruar ndaj shtetasit Haki Mustafa i është gjetur një leje drejtimi automjeti e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Nga Komisariati i Policisë Vlorë u krye arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për kopetëncë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në kushtet e bashkëpunimit parashikuar.
Ndërkohë, policia e Vlorës, arrestoi një shtetas të shpallur në kërkim. Petref Sejdi Dino, 51-vjeç, lindur e banues në lagjen “Lirim” Vlorë, u arrestuar pasi Gjykata e Vlorës i akuzuar për një vjedhje të ndodhur një vit më parë. Ai akuzohet se më datë 01.12.2010, ka grabitur një kasafortë brenda një banesë në lagjen “24 Maji” ku ka vjedhur 10 milion lekë, 3 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë (flori) me vlerë 5 milion lekë.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë rreth orës 21:00 është marrë njoftim se një person po vjedh kioskën e një shtetasi në Ksamil. Menjëherë në vend kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë bërë të mundur kapjen brenda në kioskë të shtetasit Leonard Selim Calamëni, 27-vjeç, banues në fshatin Arapaj të Rrethit Fier, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas ishte futur brenda duke prerë fletët e llamarinës së kioskës dhe kishte vjedhur marrë rreth 50. 000 lekë si dhe disa steka me paketa cigaresh. /S.Ll/Start/
2011-11-18 10:22