Një muaj i mjegullt

Mjegulla që qëndron deri në mesditë, krijon vështirësi në qarkullimin e automjeteve por edhe në punët e tjera të qytetarëve të kësaj zone.
Drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të lëvizin me drita ndezur në mes të ditës. “Jo vetëm lëvizim gjithnjë me drita të ndezura, por edhe me shpejtësi të ulët për t’iu shmangur ndonjë përplasjeje, pasi shikimi në kushtet e mjegullës është mjaft i dobët”, thotë një shofer furgoni.
Fatmirësisht nuk janë shënuar aksidente me pasoja të rënda. Megjithëse ka mjegull, shiu po mungon në verilindje, duke bërë që niveli i liqenit të Fierzës të bie ndjeshëm, çka mund të sjellë edhe rënien e prodhimit të energjisë elektrike, nëse të reshurat nuk do të vijnë. Mjegulla shkaktohet kryesisht nga temperaturat e ftohta që ngrenë në ajër bulëzat e ujit, veçanërisht në zonat ku ka liqene. /S.Ll/Start/
2011-11-18 10:40