E Diel, 1 Nëntor 2026

Prej 17 vitesh i fshihej policisë, gjendet në Farkë vrasësi

Arratia e tij e gjatë përfundoi dje dhe tashmë në 18 vitet e ardhshme do të qëndrojë prapa hekurave.

Policia e Tiranës, pasi kërkimesh të shumta, arrestoi shtetasin Qamil Pepmarku, 44-vjeç, i cili u kap në një banesë të ndodhur në Farkë në Tiranë. Në ngarkim të tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Mat, me vendim të datës 07 nëntor të vitit 1996, e ka dënuar në mungesë me 18 vjet burgim duke e akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje“.

Ngjarja për të cilën akuzohet i kërkuari, ka ndodhur më datë 18 shkurt të vitit 1994 në fshatin Gjocaj të Rrethit të Matit, ku i kërkuari Qamil Pepmarku në ambientet e një lokali ka qëlluar me armë të ftohtë thikë shtetasin Ibrahim Lleshi.

Në sajë të posedimit të informacionit të strukturave të policisë së kryeqytetit mbi vendndodhjen e tij, u arrit identifikimi dhe kapja  e këtij të kërkuari. Shtetasi i mësipërm për veprime të mëtejshme do t’i kalojë Komisariatit të Policisë Mat për dërgimin e tij në vendin e vuajtjes së dënimit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-18 10:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›