E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën 15 makina, goditet grupi

Në pranga ranë  Ermal Laçi, 22-vjeç, banues në Bardhoc Kukës, Jonuz Hoxha, 24-vjeç, banues në Bicaj Kukës, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndërkohë, u shpallën në kërkim Xhavit Beraj,  34-vjeç, banues në Tiranë, si dhe Vilson Laçi, 38-vjeç, banues në Bardhoc Kukës. Këto shtetas, dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh të automjeteve të ndodhura në kohë e vende të ndryshme në Tiranë e rrethe të tjera të Shqipërisë.

Pas një pune disa mujore, u arrit finalizimi i këtij  operacioni policor, i cili konsistoi në dokumentimin ligjor deri më tani të vjedhjes së 15 makinave, kryesisht benza dhe golfa. Ndërkohë, po punohet me tej për të dokumentuar të tjera vjedhje nga ky grup. Vjedhjet i kanë realizuar nga muajit gusht e deri në muajin nëntor të këtij viti.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre në Badhoc dhe Bicaj Kukës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa automjete. “Theksojmë se, po bashkëpunohet dhe bashkërendohen hetimet me të gjitha strukturat e hetimit të krimit në qarqet e tjera, si dhe me Institutin e Policisë Shkencore për të dokumentuar të tjera vjedhje të realizuar nga ky grup kriminal”, thotë policia e Tiranës në reagim. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-11-18 10:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›