E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestrohen dy mjete të vjedhura në Serbi e Itali

“Gjatë një aksioni ndërmarrë nga Njësia e Policisë Rrugore është e bërë e mundur sekuestrimi i mjetit tip Fuoristradë me targë TR 0249R, me pronar shtetasin K. Hasa, si edhe mjeti Wolsvagen me targë EL 2649 C, me pronar shtetasin J. Bardhi", thanë burime zyrtare. 

Mësohet se këto dy mjete janë vjedhur në shtetet italiane dhe serbe gjatë viteve 1997 dhe 2007. Policia ka sekuestruar mjetet, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj pronarëve të tyre, pasi akuzohen për veprën penale  ‘Trafikimi i mjeteve motorike”. /Start/

                                                                                             2011-11-18 15:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›