Spahiu: Vrasja e gjyqtarit, masakër, shteti të reagojë

“Gjej rastin këtu të shpreh se ky akt është në vazhdën e ngjarjeve të dhunshme kundër gjyqësorit përgjatë viteve të fundit duke përbërë një rast të paprecedent në historinë e drejtësisë shqiptare kur tentohet dhunshëm dhe merret jeta e një funksionari publik”, tha nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.
Ai shtoi se Shqipëria synon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe “t’i ndjekë udhën e Brukselit dhe jo të Sicilisë së 50 viteve më pare, ku drejtësia të gjunjëzohet nga veprat mafioze dhe krimi i organizuar”.
“Një shtet ligjor, i cili nuk mund të garantojë jetën e gjyqtarëve, nuk mund të japë garanci për jetën e qytetarëve të tij dhe as nuk mund të garantojë dhënien e drejtësisë, nga ata të cilët kërcënohen me jetë. Ne kërkojmë që kjo çështje të trajtohet me prioritet maksimal nga organet e hetimit dhe të gjenden dhe vendosen përpara drejtësisë autorët e kësaj masakre”, tha ai më tej.
Sipas Spahiut, ky akt është një goditje për sistemin e drejtësisë, “një sulm i drejtpërdrejtë dhe i egër, i cili duhet të sjellë reflektim të menjëhershëm për veprimet e mëtejshme që duhet të ndërmerren në mbrojtje të gjyqësorit”. Nga shpërthimi i një sasie eksplozivi mbeti i vdekur sot gjyqtari Skerdilajd Konomi, baba i dy fëmijëve. Ai është diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004. /S.Lleshi/Start/
2011-09-09 11:47