Durrës, gjendet kufoma e një 40-vjeçari

Plazhi i Durresit / Foto arkiv
Një mashkull rreth 40 vjeç është gjetur i vdekur paraditen e sotme në Durrës.
Kufoma e dekompozuar e 40-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur në bregdetin e Bisht Pallës, nga kalimtarë të rastit.
Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Pritet që ekspertiza të zbardhë identitetin e viktimës, duke u hapur rrugë hetimeve për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. / M.B.