E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, tërmetet zhvendosen në verilindje

Italia

Italia e Veriut vazhdon të lëkundet nga tërmetet. Një tjetër lëkundje me magnitudë 4.5 ballë e shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:08 me epiqendër në Ravena, fatmirësisht pa viktima dhe dëme.

Lëkundja është lokalizuar në det, në thellësinë 25 km, 3-4 km larg nga brigjet e Ravenës.

Sizmologët flasin për një zhvendosje të lëkundjeve në verilindje, drejt bregdetit të Adriatikut, zonë e cila deri tani nuk ishte prekur nga tërmetet.

Bizneset e kësaj zone kanë nisur tu druhen pasojave që mund të kenë tërmetet në bregdetin romanjol, duke pritur rënien e numrit të turistëve.

Dy tërmetet më të mëdha të serisë që nisi në fund të majit në Itali kanë shkaktuar deri tani 26 të vdekur dhe 14 mijë të pastrehë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›