E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zjarr në kodrat e “Ujit të Ftohtë” dhe Tragjasit

Flakët e zjarrit kanë përfshirë kodrat e “Ujit të Ftohtë”, në qytetin bregdetar të Vlorës, pasditen e sotme. Zjarri ka rënë mbi vilat e “Ujit të Ftohtë” në shkurre dhe kullota, dhe forcat e zjarrëfikseve, pavarësisht vështirësive të hasura nga relievi tepër i thyer, ndodhen atje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ndodhet shumë pranë zonave të banuara. Mësohet se banorët janë larguar nga banesat e tyre.

Ndërkohë që një tjetër zonë e rrethit të Vlorës, është përfshirë nga flakët e zjarrit, pasditen e sotme. Zjarri ka rënë në zonën afër Orikumit, në kodrat përreth Tragjasit
 

Zjarri ka rënë në shkurre dhe ullishte të kësaj zone. Ende nuk kanë shkuar zjarrëfikset në kodrat e Tragjasit, pasi forcat e tyre janë mobilizuar për shuarjen e zjarrit në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Pritet që në këtë zonë të shkojnë zjarrëfikset nga Pashë-Alimani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›