Zjarre në Jug. Vlore, flaket prane banesave ne kodrat e 'Ujit te Ftohte'
TIRANE- Sërish vatra zjarri në jug të vendit. Përvec Sarandës, raportohen sot edhe disa vatra zjarri në Gjirokastër dhe ne Vlore, ndersa serioze paraqitet dhe situata ne Ardenice.
Sot pasdite në dy fshatra të rrethit të Gjirokastrës, përkatësisht në Zervat dhe Bodrishtë (Komuna Dropulli i Sipërm)" ka rënë zjarr në tokat bujqësore, ndërsa flakët janë hapur me shpejtësi si pasojë e erës së fortë. Në rrethin e Gjirokastrës sot u raportuan rreth 8 varta zjarri.
Ndërkohë nje prej ketyre zjarreve, pikerisht vatrat mes Libohovës dhe Nepravishtës për 30 minuta kane djegur 5 ha pisha, ndërsa flakët e karburantit rrezikuan dhe një pikë karburanti si dhe 3 banesa. Zjarrfikësit lokalizuan flakët e zjarrit që u afruan shumë pranë banesave, duke djegur madje dhe një hambar.
Sipas burimeve, aktualisht zjarrfikësit së bashku me banorët e fshatrave po luftojnë për të normalizuar situatën.
Ndërkohë, policia ka nisur një procedurë ligjore për të identifikuar zjarrvënësit, që mendohet se janë barinj.
Gjatë këtij viti në rrethin e Gjirokastrës janë shfaqur 33 vatra zjarri, ndërkohë që policia lokale ka ndaluar në flagrancë katër persona për zjarrvënie, ndërsa 15 persona të tjerë janë të proceduar penalisht.
Vlore
Por vatra zjarri po djegin sot pasdite ullishtat në Tragjas e Shashicë të Vlorës. Zjarri në Shashicë evidentohet shumë pranë Ujit të Ftohtë dhe re të mëdha tymi duken nga turistët dhe me sy të lirë. Zjarrfikësit pohojnë se e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të thyer. Zjarri është shfaqur në rrethana të paqarta në një kodër në drejtim të rezidencës qeveritare dhe ka përfshirë një mjedis të gjelbëruar, por për shkak të erës flakët po përhapen me shpejtësi të konsiderueshme. Për momentin nuk ka rrezik për banesat në afërsi të këtij vendi, por pavarësisht kësaj do të ndërhyhet me të gjitha mjetet për të dominuar në kohë këtë vatër zjarri.
Nderkohe ne Tragjas ka mberritur madje dhe nje zjarrifikese e Pash Alimanit per te vene nen kontroll flaket.
Ardenice
Paraditen e sotme një zjarr i fuqishë edhe përfshiu kodrat e Ardenicës në Lushnje. Zjarri në Ardenice tek Kodrat e Vajkanit nisi të avancojë rreth orës 10:00 të paradites ku flakët përfshinë dhe dogjën 40-50 ha ullishta. Ndërkohë situata u bë serioze kur zjarri përparoi drejt varrezave Vajkan.
Në vendgjarje ende ndodhen zjarrfikëset dhe banorë të zonës, por terreni kodrinor. Edhe pse kanë kaluar orë që nga paraditje, vatrart janë ende aktive.
Sarande
Në Sarandë gjatë ditës së sotme ka patur disa vatra zjarri, konkretisht në fshatrat Piqeras, Viro, në rrugën drejt Ksamilit, Manastirit, Lukove, në këtë të fundit mësohet se janë djegur 2 700 rrënjë ullishta.
(d.b/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Nishani apelon: Emergjencat dhe policia, në gadishmëri